Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 9:43. All-llahu ta fali ty (Muhammed) gabimin pse atyre ju dhe leje (të ngelin pa dalë) para se të bëhej për ty e qartë se cilët ishin të drejtë dhe t'i dije me kohë rrenacakët.
9:43. Allahu të fal ty që u lejove atyre të mungojnë, para se ta kuptoje se kush të flet të vërtetën dhe derisa t’i njihje gënjeshtarët.
9:43. ‘AFALLAHU ‘ANKE LIME ‘EDHINTE LEHUM HETTA JETEBEJJENE LEKEL-LEDHINE SEDEKU WE TA’LEMEL-KADHIBINE
C 9:44. Ata që besojnë All-llahun dhe botën tjetër, nuk të kërkojnë leje për të mos luftuar me pasurinë dhe veten e tyre. All-llahu i di të sinqertit.
9:44. Nuk do të të kërkojnë leje për të mos luftuar me pasurinë dhe jetën e tyre, ata që besojnë në Allahun dhe Ditën e Kiametit. E Allahu i di mirë ata që ruhen nga gjynahet.
9:44. LA JESTE’DHINUKEL-LEDHINE JU’UMINUNE BILLAHI WEL-JEWMIL-’AHIRI ‘EN JUXHAHIDU BI’EMWALIHIM WE ‘ENFUSIHIM WEL-LAHU ‘ALIMUN BIL-MUTTEKINE
C 9:45. Vetëm ata që nuk besojnë All-llahun dhe botën tjetër dhe që zemrat e tyre janë të dyshimta, të kërkojnë leje (për të mos vajtur në luftë), pra ata, sillen vërdallë në dyshimin e tyre.
9:45. Ty do të kërkojnë leje vetëm ata që nuk besojnë në Allahun dhe Ditën e Kiametit dhe që zemrat e tyre dyshojnë. Ata luhaten në dyshimin e vet.
9:45. ‘INNEMA JESTE’DHINUKEL-LEDHINE LA JU’UMINUNE BILLAHI WEL-JEWMIL-’AHIRI WE ERTABET KULUBUHUM FEHUM FI REJBIHIM JETEREDDEDUNE
C 9:46. E sikur të kishin dëshiruar ata të dalin, do të bënin për të (për luftë) ndonjë përgatitje, por All-llahu nuk e pëlqeu ngritjen e tyre, andaj i zbrapsi, dhe u është thënë: "Rrini me të paaftit (fëmijët, gratë e pleqtë).
9:46. Sikur ata të kishin dashur të dilnin me ty, do të ishin përgatitur; por Allahu nuk e pëlqeu vajtjen e tyre, prandaj i pengoi dhe atyre iu tha: “Rrini me ata (të paaftë për luftë) që do të ulen (në shtëpi)!”
9:46. WE LEW ‘ERADUL-HURUXHE LE’E’ADDU LEHU ‘UDDETEN WE LEKIN KERIHEL-LAHU ENBI’ATHEHUM FETHEBBETEHUM WE KILE EK’UDU ME’AL-KA’IDINE
C 9:47. Edhe sikur të dilnin me ju, ata nuk do t'ju shtonin tjetër pos ngatërresës dhe shumë shpejtë do ta përçanin mesin tuaj, duke kërkuar t'ju turbullojnë. E ndër ju ka të tillë që i dëgjojnë ata. All-llahu i di shumë mirë hipokritët.
9:47. Sikur të kishin dalë me ju, ata do t’ju shtonin juve vetëm të keqe, do të shtinin ngatërresa midis jush dhe do të ngjallnin përçarje, sepse edhe ndër ju ka nga ata që ua vënë veshin. Por Allahu i njeh mirë keqbërësit.
9:47. LEW HAREXHU FIKUM MA ZADUKUM ‘ILLA HABALEN WE LE’EWDA’U HILALEKUM JEBGUNEKUMUL-FITNETE WE FIKUM SEMMA’UNE LEHUM WEL-LAHU ‘ALIMUN BIDH-DHALIMINE
C 9:48. Ata edhe më parë tentuan përçarjen tuaj, t'i ngatërruan ty çështjet derisa të erdhi e vërteta dhe ngadhënjeu vendimi i All-llahut, përkundër asaj që ata e urrenin.
9:48. Ata edhe më parë përpiqeshin të të nxirrnin ngatërresa dhe t’i pështjellonin punët e tua, deri sa erdhi e Vërteta (fitorja) dhe u tregua e qartë feja e Allahut, gjë që ata e urrenin.
9:48. LEKADI EBTEGAWL-FITNETE MIN KABLU WE KALLEBU LEKEL-’UMURE HETTA XHA’EL-HEKKU WE DHEHERE ‘EMRU ELLAHI WE HUM KARIHUNE
C 9:49. Dhe prej tyre ka të tillë që thonë: "Më lejo mua (të mos shkoj në luftë) e mos më vë në sprovë!" Ja, ata mu në sprovë kanë rënë (më parë). Xhehennemi gjithsesi i përfshin nga të gjitha anët jobesimtarët.
9:49. Disa prej atyre (hipokritëve) thonë: “Më lejo (të mungoj në luftë) dhe mos më vër në sprovë!” Ja, ata ranë pikërisht në sprovë. Me të vërtetë, Xhehenemi i përfshin mohuesit.
9:49. WE MINHUM MEN JEKULU E’DHEN LI WE LA TEFTINNI ‘ELA FIL-FITNETI SEKATU WE ‘INNE XHEHENNEME LEMUHITETUN BIL-KAFIRINE
C 9:50. Nëse ty të takon ndonjë e mirë (në luftë), ajo u vjen keq atyre, e nëse të godet ndonjë e pakëndshme, ata thonë: "Ne edhe më parë kemi ndërmarrë për çështjen tonë", dhe kthehen të gëzuar.
9:50. Nëse ty të vjen ndonjë e mirë, ata hidhërohen; nëse të godet ndonjë e keqe, ata thonë: “Sa mirë që i morëm masat që më parë” dhe largohen të gëzuar.
9:50. ‘IN TUSIBKE HESENETUN TESU’UHUM WE ‘IN TUSIBKE MUSIBETUN JEKULU KAD ‘EHADHNA ‘EMRENA MIN KABLU WE JETEWELLEW WE HUM FERIHUNE
C 9:51. Thuaj: "Neve nuk na godet asgjë tjetër, përveç çka na është caktuar nga All-llahu; Ai është ndihmëtar yni". Prandaj, vetëm All-llahut le t'i mbështeten besimtarët.
9:51. Thuaj: “Do të na godasë vetëm ajo që na ka caktuar Allahu; Ai është Mbrojtësi ynë dhe vetëm tek Allahu le të mbështeten besimtarët!”
9:51. KUL LEN JUSIBENA ‘ILLA MA KETEBEL-LAHU LENA HUWE MEWLANA WE ‘ALA ELLAHI FELJETEWEKKELIL-MU’UMINUNE
C 9:52. Thuaj: "Ç'pritni për ne tjetër, pos njërës nga dy të mirat (o fitues, o dëshmorë)? Ndërsa ne presim për ju që nga ana e All-llahut, ose nëpërmjet duarve tona, t'ju godasë me dënim. Pra, ju pritni, e bashkë me ju presim edhe ne.
9:52. Thuaj: “Çfarë prisni për ne, përveçse njërës prej dy të mirave (fitores ose martirizimit)? Ndërsa ne po presim që Allahu t’ju godasë me dënim nga ana e Tij ose me duart tona. Pra, pritni se edhe ne me ju do të presim”.
9:52. KUL HEL TEREBBESUNE BINA ‘ILLA ‘IHDAL-HUSNEJEJNI WE NEHNU NETEREBBESU BIKUM ‘EN JUSIBEKUMU ELLAHU BI’ADHABIN MIN ‘INDIHI ‘EW BI’EJDINA FETEREBBESU ‘INNA ME’AKUM MUTEREBBISUNE
C 9:53. Thuaj: "Shpenzuat ju me dëshirë a me dhunë, nuk u pranohet kurrsesi, vërtet ju ishit popull i padëgjueshëm.
9:53. Thuaj: “Shpenzoni me hir a me pahir, nga ju nuk do të pranohet kurrsesi, sepse ju jeni vërtet një popull i mbrapshtë.”
9:53. KUL ‘ENFIKU TEW’EN ‘EW KERHAN LEN JUTEKABBELE MINKUM ‘INNEKUM KUNTUM KAWMÆN FASIKINE