U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
9:36.
Te All-llahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në librin e All-llahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre katër janë të shenjtë. Kjo është fe e drejtë. Pra, mos e ngarkoni (me mëkat) veten tuaj në ata (katër muaj). Luftoni të gjithë idhujtarët pa dallim, siç ju luftojnë ata juve pa dallim, e dijeni se All-llahu është me ata që ruhen (të këqijave).
9:36.
Vërtet, numri i muajve tek Allahu është dymbëdhjetë, sipas Librit të Allahut, që prej ditës kur krijoi qiejt dhe Tokën. Katër prej tyre janë të shenjtë, sipas besimit të drejtë. Prandaj, mos i bëni vetes dëm, duke i shkelur këta muaj! Megjithatë, luftoni të gjithë kundër idhujtarëve, ashtu si luftojnë ata të gjithë kundër jush. Ta dini se Allahu është me ata që ruhen nga gjynahet.
9:36.
‘INNE ‘IDDETE ESH-SHUHURI ‘INDEL-LAHI ETHNA ‘ASHERE SHEHREN FI KITABI ELLAHI JEWME HALEKA ES-SEMAWATI WEL-’ERDE MINHA ‘ERBE’ATUN HURUMUN DHALIKE ED-DINUL-KAJJIMU FELA TEDHLIMU FIHINNE ‘ENFUSEKUM WE KATILUL-MUSHRIKINE KAFFETEN KEMA JUKATILUNEKUM KAFFETEN WE A’LEMU ‘ENNEL-LAHE ME’AL-MUTTEKINE
C
9:37.
E shtyrja (e një muaji në vend të një tjetri) nuk është tjetër vetëm se një rritje e mosbesimit, që me të edhe më shumë humbin ata që mohuan, pse në një vit e bëjnë të lejuar atë (muajin e shenjtë), e në një vit të ndaluar (të shenjtë), e për të përputhur numrin që All-llahu i bëri të shenjtë dhe me atë e bëjnë të lejuar atë që All-llahu e ndaloi. Atyre u janë hijeshuar veprat e tyre të këqija. Po, All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin mohues.
9:37.
Vërtet, muaji shtesë është vetëm shtesë në mosbesim. Për shkak të tij jobesimtarët shkojnë në humbje: një vit e quajnë të lejueshëm e vitin tjetër, të ndaluar, për të plotësuar numrin e muajve që i ka ndaluar Allahu. Kështu, ata lejojnë atë që ka ndaluar Allahu. Atyre u duken të bukura veprat e tyre të shëmtuara. Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë njerëzit mosbesimtarë.
9:37.
‘INNEMA EN-NESI’U ZIJADETUN FIL-KUFRI JUDELLU BIHIL-LEDHINE KEFERU JUHILLUNEHU ‘AMEN WE JUHERRIMUNEHU ‘AMAN LIJUWATI’U ‘IDDETE MA HERREMEL-LAHU FEJUHILLU MA HERREMEL-LAHU ZUJJINE LEHUM SU’U ‘A’MALIHIM WEL-LAHU LA JEHDIL-KAWMEL-KAFIRINE
C
9:38.
O ju që besuat, ç'është me ju, që kur ju thuhet: "Dilni në (luftë) rrugën e All-llahut!", ju u rënduat në vend (si të ishit të gozhduar). A mos ishit më të kënaqur me jetën e kësaj bote, se sa me atë të ardhmen? Përjetimi i jetës së kësaj bote ndaj asaj të ardhmes, nuk është asgjë.
9:38.
O besimtarë! Çfarë keni që ngurroni e mbërtheheni fort për toke kur ju thuhet: “Dilni në luftë, në rrugën e Allahut?! A jeni të kënaqur me jetën e kësaj bote, në vend të së amshueshmes?! Kënaqësia e kësaj bote, në krahasim me atë të botës tjetër, është shumë e vogël.
9:38.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU MA LEKUM ‘IDHA KILE LEKUM ENFIRU FI SEBILI ELLAHI ETHTHAKALTUM ‘ILAL-’ERDI ‘EREDITUM BIL-HEJETI ED-DUNJA MINEL-’AHIRETI FEMA META’UL-HEJATI ED-DUNJA FIL-’AHIRETI ‘ILLA KALILUN
C
9:39.
Nëse nuk dilni (në luftë), Ai do t'ju dënojë me një dënim të rëndë, ju zëvendëson me një popull tjetër dhe Atij nuk i bëhet farë dëmi. All-llahu është i gjithfuqishëm për çdo gjë.
9:39.
Nëse nuk shkoni në luftë, Ai do t’ju ndëshkojë me dënim të dhembshëm dhe do t’ju zëvendësojë me një popull tjetër; Atij ju nuk do të mund t’i bëni dëm aspak, se Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.
9:39.
‘ILLA TENFIRU JU’ADHDHIBKUM ‘ADHABEN ‘ELIMAN WE JESTEBDIL KAWMÆN GAJREKUM WE LA TEDURRUHU SHEJ’ÆN WEL-LAHU ‘ALA KULLI SHEJ’IN KADIRUN
C
9:40.
Në mos e ndihmofshit atë (Pejgamberin), atë e ka ndihmuar All-llahu; kur ata që nuk besuan e nxorën atë vetë të dytin; kur që të dy ishin në shpellë, kur po i thoshte shokut të vet: "Mos u pikëllo (friko), All-llahu është me ne!" E All-llahu zbriti qetësi (në shpirtin e) atij, e fuqizoi me një ushtri që ju nuk e patë; e fjalën e atyre që nuk besuan e bëri më të ultën, kurse fjala e All-llahut (është) më e larta. All-llahu është më i fuqishmi, më i urti.
9:40.
Nëse ju nuk e ndihmoni atë (Muhamedin a.s.), Allahu tashmë e ka ndihmuar ditën kur atë e dëbuan mohuesit vetë të dytin, kur ishin në shpellë e ai i thoshte shokut të vet (Ebu Bekrit): “Mos u mërzit, se Allahu është vërtet me ne!” Atëherë, Allahu zbriti qetësinë e Vet mbi të, e ndihmoi me një ushtri të padukshme engjëjsh) dhe bëri që fjala e mosbesimtarëve të jetë më e poshtëruara, kurse Fjala e Allahut të jetë më e lartësuara. Vërtet, Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.
9:40.
‘ILLA TENSURUHU FEKAD NESEREHU ELLAHU ‘IDH ‘EHREXHEHUL-LEDHINE KEFERU THANIJE ETHNEJNI ‘IDH HUMA FIL-GARI ‘IDH JEKULU LISAHIBIHI LA TEHZEN ‘INNALL-LLAHE ME’ANA FE’ENZELEL-LAHU SEKINETEHU ‘ALEJHI WE ‘EJJEDEHU BIXHUNUDIN LEM TEREWHA WE XHE’ALE KELIMETEL-LEDHINE KEFERU ES-SUFLA WE KELIMETU ELLAHI HIJEL-’ULJA WEL-LAHU ‘AZIZUN HEKIMUN
C
9:41.
Dilni (në luftë), le t'ju vijë (lufta) e lehtë ose e rendë, luftoni për hir të All-llahut me pasurinë tuaj dhe me veten tuaj; kjo është gjëja më e dobishme për ju, nëse e kuptoni.
9:41.
Dilni në luftë, qofshi të shëndoshë ose të sëmurë dhe luftoni me pasurinë e jetën tuaj në rrugën e Allahut! Kjo është më mirë për ju, veç sikur ta dinit!
9:41.
ENFIRU HIFAFEN WE THIKALAN WE XHAHIDU BI’EMWALIKUM WE ‘ENFUSIKUM FI SEBILI ELLAHI DHALIKUM HAJRUN LEKUM ‘IN KUNTUM TA’LEMUNE
C
9:42.
Sikur të ishte fitim i afërt dhe udhëtim mesatar, ata (hipokritët) do të vinin pas teje, por për ta ishte largësi e vështirë. Ata do të betohen në All-llahun: "Sikur të kishim pasur mundësi, do të dilnim me ju". E shkatërrojnë veten e tyre; All-llahu e di se ata janë rrenacakë.
9:42.
Sikur fitorja të ishte e afërt dhe udhëtimi i shkurtër, ata do të të pasonin ty. Por iu duk rrugë e largët. Dhe ata do të betohen në Allahun: “Sikur të kishim mundur, me siguri do të dilnim bashkë me ju;” dhe kështu ata e shkatërrojnë vetveten; Allahu e di se ata janë gënjeshtarë.
9:42.
LEW KANE ‘AREDEN KARIBAN WE SEFERÆN KASIDÆN LATTEBA’UKE WE LEKIN BA’UDET ‘ALEJHIMU ESH-SHUKKATU WE SEJEHLIFUNE BILLAHI LEW ESTETA’NA LEHAREXHNA ME’AKUM JUHLIKUNE ‘ENFUSEHUM WEL-LAHU JA’LEMU ‘INNEHUM LEKADHIBUNE
C
9:43.
All-llahu ta fali ty (Muhammed) gabimin pse atyre ju dhe leje (të ngelin pa dalë) para se të bëhej për ty e qartë se cilët ishin të drejtë dhe t'i dije me kohë rrenacakët.
9:43.
Allahu të fal ty që u lejove atyre të mungojnë, para se ta kuptoje se kush të flet të vërtetën dhe derisa t’i njihje gënjeshtarët.
9:43.
‘AFALLAHU ‘ANKE LIME ‘EDHINTE LEHUM HETTA JETEBEJJENE LEKEL-LEDHINE SEDEKU WE TA’LEMEL-KADHIBINE
C
9:44.
Ata që besojnë All-llahun dhe botën tjetër, nuk të kërkojnë leje për të mos luftuar me pasurinë dhe veten e tyre. All-llahu i di të sinqertit.
9:44.
Nuk do të të kërkojnë leje për të mos luftuar me pasurinë dhe jetën e tyre, ata që besojnë në Allahun dhe Ditën e Kiametit. E Allahu i di mirë ata që ruhen nga gjynahet.
9:44.
LA JESTE’DHINUKEL-LEDHINE JU’UMINUNE BILLAHI WEL-JEWMIL-’AHIRI ‘EN JUXHAHIDU BI’EMWALIHIM WE ‘ENFUSIHIM WEL-LAHU ‘ALIMUN BIL-MUTTEKINE
C
9:45.
Vetëm ata që nuk besojnë All-llahun dhe botën tjetër dhe që zemrat e tyre janë të dyshimta, të kërkojnë leje (për të mos vajtur në luftë), pra ata, sillen vërdallë në dyshimin e tyre.
9:45.
Ty do të kërkojnë leje vetëm ata që nuk besojnë në Allahun dhe Ditën e Kiametit dhe që zemrat e tyre dyshojnë. Ata luhaten në dyshimin e vet.
9:45.
‘INNEMA JESTE’DHINUKEL-LEDHINE LA JU’UMINUNE BILLAHI WEL-JEWMIL-’AHIRI WE ERTABET KULUBUHUM FEHUM FI REJBIHIM JETEREDDEDUNE
C
9:46.
E sikur të kishin dëshiruar ata të dalin, do të bënin për të (për luftë) ndonjë përgatitje, por All-llahu nuk e pëlqeu ngritjen e tyre, andaj i zbrapsi, dhe u është thënë: "Rrini me të paaftit (fëmijët, gratë e pleqtë).
9:46.
Sikur ata të kishin dashur të dilnin me ty, do të ishin përgatitur; por Allahu nuk e pëlqeu vajtjen e tyre, prandaj i pengoi dhe atyre iu tha: “Rrini me ata (të paaftë për luftë) që do të ulen (në shtëpi)!”
9:46.
WE LEW ‘ERADUL-HURUXHE LE’E’ADDU LEHU ‘UDDETEN WE LEKIN KERIHEL-LAHU ENBI’ATHEHUM FETHEBBETEHUM WE KILE EK’UDU ME’AL-KA’IDINE