Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 7:173. Ose të mos thoni: "Prindërit tanë më parë ishin idhujtarë, e ne ishim pasardhës të tyre. A do të na shkatërrosh ne për atë që bënë ata asgjësues të së vërtetës?"
7:173. Ose që të mos thoni: “Me të vërtetë, etërit tanë ishin idhujtarë para nesh, kështu që edhe ne jemi pasardhësit e tyre. A mos vallë do të na shkatërrosh për veprat e atyre që ndoqën mashtrimin?”
7:173. ‘EW TEKULU ‘INNEMA ‘ESHREKE ‘ABA’UUNA MIN KABLU WE KUNNA DHURRIJETEN MIN BA’DIHIM ‘EFETUHLIKUNA BIMA FE’ALEL-MUBTILUNE
C 7:174. Po, kështu ua sqarojmë argumentet, që ata të kthehen nga e gabuara në të vërtetën.
7:174. Kështu, Ne i shpjegojmë hollësisht shpalljet, që ata të kthehen (në rrugën e drejtë).
7:174. WE KEDHELIKE NUFESSILUL-’AJATI WE LE’ALLEHUM JERXHI’UNE
C 7:175. Dhe lexoju atyre tregimin e atij që ia patëm dhënë dituritë Tona, ndërsa ai u zhvesh prej tyre dhe atëherë atë e shoqëroi shejtani dhe kështu ai u bë prej të humburve.
7:175. Tregoju atyre (hebrenjve) për njeriun, të cilit Ne i mësuam shpalljet Tona, por u largua prej tyre. Kështu, djalli e pushtoi atë dhe ai u bë nga të humburit.
7:175. WE ETLU ‘ALEJHIM NEBE’EL-LEDHI ‘ATEJNAHU ‘AJATINA FANSELEHA MINHA FE’ETBE’AHU ESH-SHEJTANU FEKANE MINEL-GAWINE
C 7:176. E sikur të donim Ne, do ta ngrenim lartë me atë (dituri), por ai nuk iu largua tokës (Dunjasë) dhe shkoi pas epshit të vet. Shembulli i tij është si ai i qenit, të cilin nëse e përzë ai e nxjerr gjuhën, po edhe nëse nuk e përzë, ai sërish e nxjerr gjuhën. Ky është shembulli i atyre që i konsideruan të rreme argumentet Tona. Ti rrëfe tregimet (umetit tënd) në mënyrë që ata të mendojnë.
7:176. Sikur të donim, do ta ngrinim atë (me shpalljet Tona), por ai u mbërthye pas jetës tokësore dhe u dha pas dëshirave të veta. Shembulli i tij është si shembulli i qenit: nëse e ndjek, ai të nxjerr gjuhën, nëse largohesh, ai përsëri të nxjerr gjuhën. Ky është shembull i njerëzve, që mohojnë shpalljet Tona. Tregojua atyre këto ngjarje, në mënyrë që ata të mendojnë.
7:176. WE LEW SHI’NA LEREFA’NAHU BIHA WE LEKINNEHU ‘EHLEDE ‘ILAL-’ERDI WE ETTEBE’A HEWAHU FEMETHELUHU KEMETHELIL-KELBI ‘IN TEHMIL ‘ALEJHI JELHETH ‘EW TETRUK/HU JELHETH DHALIKE METHELUL-KAWMIL-LEDHINE KEDHDHEBU BI’AJATINA FAKSUSIL-KASESE LE’ALLEHUM JETEFEKKERUNE
C 7:177. Shembull i keq është populli që i përgënjeshtroi faktet Tona dhe e dëmtoi vetveten.
7:177. I shëmtuar është shembulli i njerëzve që i mohojnë shpalljet Tona dhe i bëjnë keq vetvetes.
7:177. SA’E METHELENL-KAWMUL-LEDHINE KEDHDHEBU BI’AJATINA WE ‘ENFUSEHUM KANU JEDHLIMUNE
C 7:178. Atë që All-llahu e udhëzon, ai është në rrugë të drejtë, e atë që e humbë, e ata janë të dëshpëruarit.
7:178. Ai të cilin Allahu e udhëzon, është në rrugë të drejtë, ndërsa ai të cilin Allahu e shpie në humbje, është vërtet i humbur.
7:178. MEN JEHDI ELLAHU FEHUWEL-MUHTEDI WE MEN JUDLIL FE’ULA’IKE HUMUL-HASIRUNE
C 7:179. Ne krijuam shumë nga xhinët e njerëzit për xhehennem. Ata kanë zemra që me to nuk kuptojnë, ata kanë sy që me ta nuk shohin dhe ata kanë veshë që me ta nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët, bile edhe më të humbur, të tillët janë ata të marrët.
7:179. Ne kemi paracaktuar për Xhehenemin shumë xhinde dhe njerëz, sepse ata kanë zemra, por nuk kuptojnë, kanë sy, por nuk shohin dhe kanë veshë, por nuk dëgjojnë. Ata janë si bagëtitë, madje edhe më zi. Pikërisht këta janë të shkujdesurit.
7:179. WE LEKAD DHERE’NA LIXHEHENNEME KETHIREN MINEL-XHINNI WEL-’INSI LEHUM KULUBUN LA JEFKAHUNE BIHA WE LEHUM ‘A’JUNUN LA JUBSIRUNE BIHA WE LEHUM ‘ADHANUN LA JESMA’UNE BIHA ‘ULA’IKE KAL’EN’AMI BEL HUM ‘EDELLU ‘ULA’IKE HUMUL-GAFILUNE
C 7:180. All-llahu ka emrat më të mirë, andaj Atë thirreni me ata e hiquni nga ata që bëjnë shtrembërime me emrat e Tij. Ata kanë për t'u shpërblyer (me dënim) për veprimet e tyre.
7:180. Allahut i përkasin emrat më të bukur, andaj thirreni Atë (lutjuni Atij) me to dhe largohuni nga ata që i shtrembërojnë emrat e Tij. Ata do të ndëshkohen për çfarë kanë vepruar.
7:180. WE LILLEHIL-’ESMA’UL-HUSNA FAD’UHU BIHA WE DHERUL-LEDHINE JULHIDUNE FI ‘ESMA’IHI SEJUXHZEWNE MA KANU JA’MELUNE
C 7:181. E ndër ata që krijuam Ne, ka njerëz që udhëzojnë në të drejtën dhe veprojnë me te.
7:181. Ndërmjet atyre që kemi krijuar, ka njerëz që i udhëzojnë të tjerët në rrugën e vërtetë dhe gjykojnë drejt.
7:181. WE MIMMEN HALEKNA ‘UMMETUN JEHDUNE BIL-HEKKI WE BIHI JA’DILUNE
C 7:182. Ndërsa ata që i konsideruan të rreme argumentet Tona, Ne do t'i shpiejmë në humbje në mënyrë graduale kah nuk e kuptojnë ata.
7:182. Ndërsa ata që i mohojnë shpalljet Tona, dalëngadalë Ne do t’i shpiem drejt shkatërrimit, pa e kuptuar
7:182. WEL-LEDHINE KEDHDHEBU BI’AJATINA SENESTEDRIXHUHUM MIN HEJTHU LA JA’LEMUNE
C 7:183. Mirëpo, atyre u jap afat, se kapja (dënimi) Im është i fortë.
7:183. e do t’u japim afat. Me të vërtetë, plani Ynë është i fortë.
7:183. WE ‘UMLI LEHUM ‘INNE KEJDI METINUN