U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
2:99.
Ne të kemi shpallur ty (Muhammed) argumente të qarta dhe ato nuk i mohon askush, përveç atyre që kanë dalë respektit.
2:99.
Ne të kemi zbritur ty shpallje e shenja të qarta, të cilave vetëm njerëzit e këqij nuk duan t’u besojnë.
2:99.
WE LEKAD ‘ENZELNA ‘ILEJKE ‘AJATIN BEJJINATIN WE MA JEKFURU BIHA ‘ILLAL-FASIKUNE
C
2:100.
(Nuk besojnë argumentet tona se) Sa herë që ata kanë dhënë ndonjë premtim, një grup prej tyre e hodhi atë, por shumica e tyre nuk beson.
2:100.
A thua çdoherë që japin ndonjë premtim, disa prej tyre e flakin tej atë? Jo, por shumica e tyre nuk besojnë.
2:100.
‘EWEKULLEMA ‘AHEDU ‘AHDEN NEBEDHEHU FERIKUN MINHUM BEL ‘EKTHERUHUM LA JU’UMINUNE
C
2:101.
E kur u erdhi atyre ndonjë i dërguar prej All-llahut, vërtetues i asaj që kishin ata, një grup prej tyre të cilëve iu kishte dhënë libri, e hodhi pas shpine librin e All-llahut, kinse nuk dinin (asgjë).
2:101.
Tani që atyre u erdhi një i Dërguar nga Allahu, vërtetues i Shkrimeve që kanë me vete, një grup prej atyre, të cilëve iu dhanë Shkrimet, e hodhën pas shpine Librin e Allahut, gjoja se nuk dinin gjë për atë.
2:101.
WE LEMMA XHA’EHUM RESULUN MIN ‘INDI ELLAHI MUSEDDIKUN LIMA ME’AHUM NEBEDHE FERIKUN MINEL-LEDHINE ‘UTUL-KITABE KITABEL-LAHI WERA’E DHUHURIHIM KE’ENNEHUM LA JA’LEMUNE
C
2:102.
(E hodhën librin e Zotit) E ndoqën atë që e thonin djajt në kohën e sundimit të Sulejmanit. Po Sulejmani nuk ishte i pafé, djajt ishin të pafé, sepse u mësonin njerëzve magjinë. (ndoqën) Edhe çka u zbriti në Babil dy engjëjve, Harutit dhe Marutit. E ata të dy nuk i mësonin askujt (magjinë) para se t'i thonin: "Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bën i pa fé!" E, mësonin (njerëzit) prej atyre dyve atë (magji) me çka ndanin burrin prej gruas së vet, por pa lejën e All-llahut me atë askujt nuk mund t'i bënin dëm dhe ashtu mësonin çka u sillte dëm e nuk u sillte dobi atyre. E ata (jehuditë) e kanë ditur se ai që (hodhi librin) e zgjodhi atë (magjinë), ai në botën tjetër nuk ka ndonjë të drejtë (në mëshirën e Zotit). Po ta dinin, ata se për ç'ka e shitën vetveten, ajo është shumë e keqe.
2:102.
dhe shkuan pas shpifjeve që bënin djajtë kundër mbretërisë së Sulejmanit. E Sulejmani nuk ishte mohues, por djajtë ishin mohues. Ata u mësonin njerëzve magjinë dhe dijeninë që u ishte dërguar dy engjëjve në Babiloni - Harutit e Marutit. Këta engjëj nuk i mësonin ndokujt magji, pa i thënë: “Ne jemi dërguar për t’ju vënë në provë, andaj ti mos u bëj mohues (duke mësuar apo ushtruar magjinë)!” Dhe njerëzit mësuan nga këta të dy se si t’i ndajnë bashkëshortët. Por magjistarët nuk mund t’i bëjnë dëm askujt pa lejen e Allahut. E megjithatë, njerëzit mësojnë ato gjëra që i dëmtojnë e nuk u bëjnë dobi. Në të vërtetë, ata e dinin se ai që e përvetësonte këtë mjeshtëri, nuk do të kishte kurrfarë të mire në jetën tjetër. Eh, sa e keqe është ajo për të cilën shitën shpirtrat e veta! Ah, sikur ta dinin ata!
2:102.
WE ETTEBA’U MA TETLU ESH-SHEJATINU ‘ALA MULKI SULEJMANE WE MA KEFERE SULEJMANU WE LEKINNE ESH-SHEJATINE KEFERU JU’ALLIMUNE EN-NASE ES-SIHRE WE MA ‘UNZILE ‘ALEL-MELEKEJNI BIBABILE HARUTE WE MARUTE WE MA JU’ALLIMANI MIN ‘EHEDIN HETTA JEKULA ‘INNEMA NEHNU FITNETUN FELA TEKFUR FEJETE’ALLEMUNE MINHUMA MA JUFERRIKUNE BIHI BEJNEL-MER’I WE ZEWXHIHI WE MA HUM BIDARRINE BIHI MIN ‘EHEDIN ‘ILLA BI’IDHNI ELLAHI WE JETE’ALLEMUNE MA JEDURRUHUM WE LA JENFA’UHUM WE LEKAD ‘ALIMU LEMENI ESHTERAHU MA LEHU FIL-’AHIRETI MIN HALAKIN WE LEBI’SE MA SHEREW BIHI ‘ENFUSEHUM LEW KANU JA’LEMUNE
C
2:103.
E sikur të kishin besuar ata dhe sikur të ishin ruajtur (prej mëkateve), po të dinin, shpërblimi prej All-llahut do të ishte shumë më i dobishëm.
2:103.
Sikur ata të besonin dhe të ruheshin (nga gjynahet), shpërblimi i Allahut do të ishte më i mirë. Ah, sikur ta dinin ata!
2:103.
WE LEW ‘ENNEHUM ‘AMENU WE ETTEKAW LEMETHUBETUN MIN ‘INDI ELLAHI HAJRUN LEW KANU JA’LEMUNE
C
2:104.
O ju që keni besuar, mos thuani: "Raina" - po thuani: "Undhurna" dhe respektoni! Mosbesimtarët kanë dënim të dhembshëm.
2:104.
O besimtarë! Mos thoni: “Rá‘iná”, por thoni: “Undhurná! - “Na shiko!” dhe dëgjoni! Për mohuesit ka dënim pikëllues.
2:104.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU LA TEKULU RA’INA WE KULU ENDHURNA WE ESMA’U WE LILKAFIRINE ‘ADHABUN ‘ELIMUN
C
2:105.
As ata, ithtarët e librit që nuk besuan, e as idhujtarët nuk duan që juve të ju vijë ndonjë e mirë nga Zoti juaj. Mirëpo, All-llahu me mëshirën e vet veçon atë që dëshiron, All-llahu është Zot i mirësisë së madhe.
2:105.
Ata që mohojnë, si ithtarët e Librit, ashtu edhe paganët, nuk dëshirojnë që t’ju zbresë ndonjë e mirë nga Zoti juaj. Por Allahu ia dhuron mëshirën e Vet kujt të dojë. Allahu zotëron mirësi të madhe.
2:105.
MA JEWEDDUL-LEDHINE KEFERU MIN ‘EHLIL-KITABI WE LAL-MUSHRIKINE ‘EN JUNEZZELE ‘ALEJKUM MIN HAJRIN MIN RABBIKUM WEL-LAHU JEHTESSU BIREHMETIHI MEN JESHA’U WEL-LAHU DHUL-FEDLIL-’ADHIMI
C
2:106.
Ne nuk abrogojmë (pezullojmë) asnjë nga argumentet tona, apo ta hedhim në harresë e të mos sjellim edhe më të dobishëm se ai, ose të ngjashëm me te. A nuk e ke ditur se All-llahu është i plotfuqishëm për çdo send?
2:106.
Për çdo varg (Kurani) që Ne e shfuqizojmë apo që e bëjmë të harrohet, Ne sjellim ndonjë tjetër më të mirë ose të ngjashëm me të. A nuk e di ti se Allahu është i Fuqishëm për (të bërë) çdo gjë?!
2:106.
MA NENSEH MIN ‘AJETIN ‘EW NUNSIHA NE’TI BIHAJRIN MINHA ‘EW MITHLIHA ‘ELEM TA’LEM ‘ENNEL-LAHE ‘ALA KULLI SHEJ’IN KADIRUN
C
2:107.
A nuk e ke ditur se vetëm All-llahut i takon sundimi i qiejve e i tokës, dhe se pos All-llahut nuk keni as mbrojtës as ndihmëtar.
2:107.
A nuk e di ti se vetëm Allahut i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës? Përveç Allahut ju nuk keni tjetër mbrojtës e as ndihmës.
2:107.
‘ELEM TA’LEM ‘ENNEL-LAHE LEHU MULKU ES-SEMAWATI WEL-’ERDI WE MA LEKUM MIN DUNI ELLAHI MIN WE LIJIN WE LA NESIRIN
C
2:108.
A doni ta pyetni Të dërguarin tuaj sikurse u pyet më parë Musai. Ai që e ndërron besimin me mosbesim, ai tanimë e ka humbur rrugën e drejtë.
2:108.
A mos doni të pyesni të Dërguarin tuaj, ashtu siç u pyet Musai më parë? Cilido që e ndërron besimin me mohim, pa dyshim që e ka humbur rrugën e drejtë.
2:108.
‘EM TURIDUNE ‘EN TES’ELU RESULEKUM KEMA SU’ILE MUSA MIN KABLU WE MEN JETEBEDDELIL-KUFRE BIL-’IMANI FEKAD DELLE SEWA’E ES-SEBILI
C
2:109.
Shumë ithtarë të librit (jehudi, krishterë) edhe pasi u është bërë e qartë e vërteta, nga vetë zilia e tyre personale dëshiruan që pas besimit tuaj t'iu kthejnë në mosbesimtarë, pra ju lini dhe largohuni prej tyre derisa All-llahu ta sjellë urdhrin e vet. All-llahu ka mundësi për çdo send.
2:109.
Shumë nga ithtarët e Librit, prej zilisë që kanë në vete, dëshirojnë që t’ju kthejnë nga besimi në mosbesim, tani që e vërteta është e qartë për ata. Por ju falini ata dhe lërini, derisa të arrijë urdhri i Allahut. Vërtet, Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.
2:109.
WEDDE KETHIRUN MIN ‘EHLIL-KITABI LEW JERUDDUNEKUM MIN BA’DI ‘IMANIKUM KUFFAREN HESEDAN MIN ‘INDI ‘ENFUSIHIM MIN BA’DI MA TEBEJJENE LEHUMUL-HEKKU FA’FU WE ESFEHU HETTA JE’TIJEL-LAHU BI’EMRIHI ‘INNALL-LLAHE ‘ALA KULLI SHEJ’IN KADIRUN