Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 7:60. Paria nga populli i tij tha: "Ne po të shohim (në këtë që na thërret) plotësisht të humbur!"
7:60. Paria e popullit të tij tha: “Ne të shohim ty në humbje të qartë”.
7:60. KALEL-MELE’U MIN KAWMIHI ‘INNA LENERAKE FI DELALIN MUBININ
C 7:61. (Nuhu) Tha: "O populli im, unë nuk kam kurrfarë humbje, por unë jam i dërguar prej Zotit të botëve!"
7:61. Ai tha: “O populli im! Unë nuk jam në kurrfarë humbjeje, por jam i dërguar nga ana e Zotit të gjithësisë!
7:61. KALE JA KAWMI LEJSE BI DELALETUN WE LEKINNI RESULUN MIN RABBIL-’ALEMINE
C 7:62. "Unë ua kumtoj juve shpalljet e Zotit tim, ju këshilloj dhe unë di nga Zoti im çka ju nuk dini!"
7:62. Unë ju sjell shpalljet e Zotit tim, ju këshilloj dhe di nga Allahu atë që ju nuk e dini.
7:62. ‘UBELLIGUKUM RISALATI RABBI WE ‘ENSEHU LEKUM WE ‘A’LEMU MINEL-LAHI MA LA TA’LEMUNE
C 7:63. "A mos u çuditët që shpallja ju erdhi nga Zoti juaj përmes (gjuhës së) një njeriu nga mesi juaj, për t'ua tërheqë vërejtjen që të ruheni dhe ashtu të shpëtoni!"
7:63. A po çuditeni që këshilla e Zotit tuaj t’ju vijë nëpërmjet një njeriu prej jush, i cili ju tërheq vërejtjen, që të kini frikë (Allahun), në mënyrë që të mëshiroheni (prej Tij)?!
7:63. ‘EWE’AXHIBTUM ‘EN XHA’EKUM DHIKRUN MIN RABBIKUM ‘ALA REXHULIN MINKUM LIJUNDHIREKUM WE LITETTEKU WE LE’ALLEKUM TURHEMUNE
C 7:64. Po ata e përgënjeshtruan atë (Nuhun), e Ne e shpëtuam atë dhe ata që ishin me të në anije, ndërsa ata që i përgënjeshtruan faktet tona i fundosëm. Vërtet, ata ishin popull i verbër.
7:64. Ata e quajtën gënjeshtar Nuhun. Kështu që Ne shpëtuam me anë të barkës atë dhe të gjithë njerëzit që ishin me të, ndërsa ata që i mohuan shpalljet Tona, i fundosëm. Ata qenë vërtet një popull i verbër.
7:64. FEKEDHDHEBUHU FE’ENXHEJNAHU WEL-LEDHINE ME’AHU FIL-FULKI WE ‘EGREKNAL-LEDHINE KEDHDHEBU BI’AJATINA ‘INNEHUM KANU KAWMEN ‘AMINE
C 7:65. Edhe te (populli) Ad-i (dërguam) vëllain e tyre Hudin, e ai tha: "O populli im, adhurojeni (një Zot) All-llahun, ju nuk keni zot pos Tij, a nuk po frikësoheni?!"
7:65. Fisit Ad i dërguam vëllanë e tyre - Hudin. Ai tha: “O populli im! Adhuroni Allahun, ju nuk keni zot tjetër përveç Tij. A nuk po i ruheni dënimit?”
7:65. WE ‘ILA ‘ADIN ‘EHAHUM HUDEN KALE JA KAWMI A’BUDU ELLAHE MA LEKUM MIN ‘ILEHIN GAJRUHU ‘EFELA TETTEKUNE
C 7:66. Paria që nuk besoi nga populli i tij tha: "Ne po të shohim mendjelehtë dhe të konsiderojmë vërtet rrenacak!"
7:66. Paria e popullit të tij që nuk besonte, tha: “Ne shohim tek ti mendjelehtësi dhe mendojmë se je gënjeshtar”.
7:66. KALEL-MELE’UL-LEDHINE KEFERU MIN KAWMIHI ‘INNA LENERAKE FI SEFAHETIN WE ‘INNA LENEDHUNNUKE MINEL-KADHIBINE
C 7:67. Tha (Hudi): "O populli im, nuk jam mendjelehtë (nuk kam të metë mendore), por unë jam i dërguar prej Zotit të botëve".
7:67. Ai tha: “O populli im! Unë nuk jam mendjelehtë, por jam i dërguar nga Zoti i botëve.
7:67. KALE JA KAWMI LEJSE BI SEFAHETUN WE LEKINNI RESULUN MIN RABBIL-’ALEMINE
C 7:68. (Jam i dërguar) Që t'ua komunikoj shpalljet e Zotit tim dhe unë jam këshillues besnik për ju.
7:68. Unë ju sjell shpalljet e Zotit tim dhe jam këshilltar besnik.
7:68. ‘UBELLIGUKUM RISALATI RABBI WE ‘ENA LEKUM NASIHUN ‘EMINUN
C 7:69. A mos ju erdhi çudi që ju erdhi shpallja nga Zoti juaj përmes një njeriu nga mesi juaj, e për t'ua tërheqë vërejtjen. Përkujtoni kur Ai ju bëri sundues pas popullit të Nuhut dhe ua shtoi fuqinë fizike. Përkujtoni të mirat e All-llahut që të gjeni shpëtim.
7:69. A po çuditeni që këshilla e Zotit tuaj t’ju vijë nëpërmjet një njeriu prej jush, i cili ju tërheq vërejtjen? Kujtoni që Ai ju bëri zëvendës pas popullit të Nuhut dhe ju dha trup e fuqi të madhe. Kujtoni dhuntitë e Allahut, në mënyrë që të keni sukses!”
7:69. ‘EWE’AXHIBTUM ‘EN XHA’EKUM DHIKRUN MIN RABBIKUM ‘ALA REXHULIN MINKUM LIJUNDHIREKUM WE EDHKURU ‘IDH XHE’ALEKUM HULEFA’E MIN BA’DI KAWMI NUHIN WE ZADEKUM FIL-HALKI BESTETEN FADHKURU ‘ALA’EL-LAHI LE’ALLEKUM TUFLIHUNE
C 7:70. Ata thanë: "A na erdhe (të na frikësosh) që ta adhurojmë vetëm All-llahun e ta braktisim atë çka adhuronin prindërit tanë? Nëse je i vërtetë (çka thua) sillna atë që na premton (kërcënohesh)".
7:70. Ata thanë: “A mos na ke ardhur që të adhurojmë vetëm Allahun e t’i lëmë zotat që kanë adhuruar prindërit tanë?! Atëherë na sill atë me të cilën na kërcënon, nëse je i sinqertë!”
7:70. KALU ‘EXHI’TENA LINA’BUDEL-LAHE WEHDEHU WE NEDHERE MA KANE JA’BUDU ‘ABA’UUNA FE’TINA BIMA TA’IDUNA ‘IN KUNTE MINE ES-SADIKINE